Mbrojtja e mjedisit


Mbrojtja e mjedisit duhet të praktikohet, në nivel individual, të organizatave dhe të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve njerëzore. Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për ne, ai është burim i jetës së njeriut. Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë. Të gjitha proceset që çojnë në një sistem ekologjik të suksesshëm janë të lidhura me programin për përcaktimin e strategjisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit. Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e mesme, shkollat e larta, universitetet, organet shtetërore, institutet shkencore por edhe nga akademitë përkatëse të cilat duhet të udhëheqin në mënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve në fushën e ruajtjes së natyrës dhe mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale. Po të njiheshin mirë të gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetësimet e ndotjes së ajrit, ujit të tokës apo efektet e ngrohjes globale.